MENU
klinika

20 vite martesë

De Niro, “luftë” me ish-bashkëshorten për kujdestarinë e vajzës

26.01.2019 - 13:13

Në mes të muajit dhjetor, aktori i famshëm Robert De Niro paraqiti në gjykatë dokumentet për divorcë nga bashkëshortja e tij Grace Hightower, por duket se nuk do ta ketë edhe aq të lehtë.

Tashmë ish-çifti ka nisur betejën ligjore për kujdestarinë e vajzës 7-vjeçare.

Ata priten të dalin në gjykatë javën e ardhshme për të paraqitur kërkesën e tyre.

De Niro dhe ish-bashkëshortja mirëpritën në jetë vajzën, Helen Grace, nëpërmjet një nëne zëvendësuese në vitin 2011.

Mediat rozë raportojnë se aktori paraqiti dokumentat e divorcit nën emrat “Anonymous kundër Anonymous.”

Në vitin 2016, një gjykatë vendosi se titujt anonim në gjykatë mund të përdoreshin në masë për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Robert donte që divorci të kalonte në heshtje dhe se gruaja e tij nuk kishte kundërshtime.

Çifti i dha fund martesës pas 20 vitesh së bashku.