26.01.2019 - 15:49
“Të hënën priten stuhi të fuqishme në det”, kështu është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.
Përmes një postimi në Facebook, ky institucion ka njoftuar se pritet që i gjithë bregdeti shqiptar të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 20 m/s në drejtimin jug-perëndim, të cilat do të krijojnë dallgë 7-8 ballë.
Gjithashtu ka kërkuar nga subjektet detare që të merren masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rrisin shkallën e gatishmërisë.