Janë identifikuar dhe vënë në pranga autorët e dyshuar, që tentuan të vidhnin një bankomat të një filiali banke të nivelit të dytë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me DVP Dibër arrestuan shtetasit :
E.A, 31 vjeç
F.L, 35 vjeç, banues në Bulqizë (të dy të dënuar më parë për veprën penale të Vjedhjes).
Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit të datës 26.01.2019, të maskuar dhe me sende të forta tentuan të vjedhin bankomatin e filialit të një banke të nivelit të dytë në “Lagjen e Re” Bulqizë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” , kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 136/2 e 25 22 të Kodit Penal.