Ndërtimi i bulevardit Vlorë-Skelë ka bërë që qarkullimi të devijohet në rrugët dytësore të qytetit.
Këto akse nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme ndaj dhe janë kthyer në shqetësim për banorët e zonës dhe veçanërisht për drejtuesit e mjeteve.
Një nga rrugët më problematike është edhe rruga që të çon në Stadiumin Flamurtari.Rruga ka mungesë investimesh prej disa vitesh me radhë dhe banorët e zonës e krahasojnë me zonat e luftës në Lindjen e Mesme.
Një banor shprehet:
“Si në Irak. Pse? Çfarë do presim?! 30 vjet kam për vete.”
Humbjen e asfaltit në ditët me shi, e zëvëndëson balta e uji. Fëmijët, të cilët duhet të shkojnë në shkollë, hasin më shumë vështirësi sidomos në ditët me mot të keq, ku situata për ta vështirësohet.
Në këtë zonë ndodhet edhe reparti i Zjarrfikës së Vlorës, të cilët shpesh herë përballen me vonesa për shkak të gjendjes së kësaj rrugë. Bashkia e Vlorës thotë se rikonstruksioni i rrugës është parashikuar në buxhetin e vitit 2019, por ende nuk ka specifikuar afate konkrete për nisjen e punimeve!
Deri në përfundimin e punimeve ose ndërhyrjen nga ana e bashkisë, banorët duhet të kalojnë në këtë rrugë.