MENU
klinika

Nga Nikolla Pisarev

Vjen nipi e më thotë: ‘Gjysh, i urrej shqiptarët’, desh u alivanosa

27.01.2019 - 16:22

Para disa ditëve nipi im i vogël (klasa e tretë) vjen nga shkolla dhe më kumton një lajm të rëndësishëm: ”I urrej shqiptarët”. Mezi u mbajta në karrige dhe gati sa u alivanosa, sepse ky konstatim nuk vjen nga shtëpia jonë, shkruan Nikolla Pisarev.

Shkolla e tij është në komunën më VMRO-iste të qytetit, e mbushur me ikonografi adekuate. Mbahem në karrige dhe më bie ndërmend se të premte është dita e Xhumasë, ditë kur zakonisht dal edhe në Çarshi.

Pa sulme dhe histeri e binda nipin tim të shkojmë deri në Çarshi për t’i vizituar zanatlinjtë: Vlatkon, Xhelën, Asllanin, pastaj të blejmë fara për majdanoz të xhaxhi Shaban, te çajtorja ta takojmë hoxhë Ramadanin dhe të bëjmë muhabet. Dhe në fund te Destani për qebapë.

shkup-konica.al

Po shkonim me nipin në vizitat e planifikuara, pastaj,, Mirëdita, dhe si je, si shkon puna, të gjitha po i them në gjuhën shqipe…. E pyesë nipin për secilin nga personazhet, para tyre se a i urren këtë zotërinj….

Fëmija i habitur, më shikon dhe thotë: Jo gjysh, përse?

-Po, më parë kur erdhe nga shkolla më the se i urren shqiptarët. Ja shqiptarët janë këta miqtë e mi. A i urren tash? Fëmija u skuq dhe në mënyrë naive m’u përgjigj: gjysh, por kështu thonë të gjithë në shkollë.

“Të pshurrsha në shkollë”, i thashë.

“Ju them të gjithë maqedonasve t’i dërgojnë më shpesh fëmijët në Çarshi ta mësojnë shkollën e jetës, përndryshe gjithë jetën do mbesin VMRO-istë, humbje e madhe”.