MENU
klinika

“Tradhtia, frika...”

Anita zbulon dobësitë e Ramushit

27.01.2019 - 19:05

“Pas një burri të suksesshëm qëndron gjithmonë një grua e mençur”. Kjo shprehje gjen vend edhe në çiftin Anita e Ramush Haradinaj.

Ramushi është Kryeministër i Kosovës, por në krah ka një partneri, e cila nuk njihet thjesht si bashkëshortja e Kryeministri.

Së fundmi, Anita ka folur për Ramushin teksa ishte e ftuar në “Prive”. Ajo ka thënë se Ramushi nuk e toleron tradhtinë, në kuptimin që nuk i toleron njerëzit që nuk e mbajnë fjalën.

“Ramushi nuk toleron tradhtinë dhe frikën, tradhtinë jo në aspektin e dashurisë ose raportit tim me Ramushin, por Ramushi si person njerëzit që nuk mbahen për fjale, nuk i do fare. Ramushi duke qenë shumë guximtar, patjetër që frika nuk ekziston te ai, dhe frika është një dobësi që nuk i lë njerëzit të ecin përpara, nuk i lë njerëzit të jenë kreativë dhe nuk i lë të shtyjnë qëllimet e veta përpara”, ka thënë ajo.

Kush është Anita Haradinaj…
Anita Muçaj Haradinaj është nga Opoja e Prizrenit. Ajo është vajzë e një gazetari dhe spikeri lajmesh që ka punuar pranë RTK-së dhe pranë sektorit të redaksisë në Televizionin Publik Shqiptar. Anita ka frekuentuar gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Më pas është diplomuar për gazetari, ku ka punuar edhe si gazetare terreni pranë Radio Televizionit të Kosovës. Më pas Anita ka përfunduar fakultetin e Juridikut ndërkohë që më pas kryen dhe masterin përkatës. Shquhet si një nga më të mirat në fushën e gazetarisë.