‘Salla e Kostumeve tradicionale Arbëresh’, e mbushur me veshjet karakteristike dhe simbolet e veshjeve të grave Arbëresh dikur.
Një prezantim i tillë bëhet kurdoherë me rastin e Lindjes së Krishtit në Piana degli Albanesi
Magjia e Krishtlindjeve tejkalon kufijtë natyrorë të tokës në territorin e Piana degli Albanesi, qyteti i vogël i Arbëreshës, i cili ka qenë vendi i riteve dhe traditave për më shumë se 500 vjet.
Dhe historia dhe tradita janë protagonistët e edicionit të shtatë të Lindjes së Gjallë që fryn nëpër rrugët evokative të Qendrës Historike të Piana degli Albanesi.
Një nga vizitat më të bukura janë edhe ato për të zbuluar mistere dhe sekrete që qëndrojnë pas qëndisjes dhe stolitë e veshjes tradicionale arbëreshë.
Në videon mëposhtë transmetohet një shpjegim në detaj dhe i hollësishëm lidhur me veshjet popullore Arbëreshë, duke u ndalur tek brezi, tek ngjyrat e veshjeve, pëlhurat shumëngjyrëshe, llojet e cohave të ndryshme, mënyra e stilimit të tyre, veshjet e festave (ose në rastin e veshjeve që përdoreshin si simbol i martesës dhe vdekjes), veshjet në rast gëzimi, etj.
Çdo detaj, sado i vogël tregonte statusin e tyre në shoqëri, klasën fetare, bashkësisë së cilës i përket, etj, dhe në ditët e sotme një formësim të identitetit të tyre kulturor.
Dantella në një kostum, apo stolitë dhe detajet e tjera bëjnë diferencën me anë të së cilës dallohej dhe statusi i femr që e mbante veshur.