28.01.2019 - 09:08
Me anë të një video në instastory, kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 83-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare.
Rama shkruan se Kadare lindi në 28 janar 1936 në Gjirokastër dhe është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore.
Ai është i nominuar për çmimin Nobel, fitues i çmimit Princi Asturias e një sërë të tjerësh.
“Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe dhe veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesore të letërsisë shqipe në botë”- shkruan Rama në video.