MENU
klinika

Vendimi

Vrau të dashurin e motrës, gjykata merr vendimin për Esat Canin

28.01.2019 - 10:55

“Arrest me burg” është masa e sigurisë që gjykata ka dhënë për Esat Canin.

Cani akuzohet për vrasjen e të dashurit të motrës së tij, e cila ishte martuar pak ditë më parë në Zall Bastar.

Kujtojmë që Esat Cani së bashku me burrin e motrës vranë të dashurin e kësaj të fundit, 34-vjeçarin Arben Gjeci.

Ata goditën Gjecin me mjete të forta në kokë dhe më pas ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Esat Cani ishte vënë në dijeni të lidhjes jashtëmartesore të motrës së tij nga burri i saj.

Ai ishte ankuar se bashkëshortja e tradhtonte, por Cani nuk e kishte pranua këtë akuzë.

Pas këmbënguljes së kunatit ai është vënë në ndjekje të motrës së tij të cilën e kanë kapur së bashku me Gjecin në një ambient pranë banesës.

Në këtë moment, vëllai i 20-vjeçares e ka goditur Arben Gjecin disa herë me hekur në kokë duke e lënë pa ndjeja dhe më pas e ka hedhur në rrugën e fshatit, ku është gjetur nga kalimtarët dhe është dërguar në spital.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN