MENU
klinika

Detajet

Largohet Beci, ky është drejtori i ri i Fondit Shqiptar të Zhvillimit

28.01.2019 - 13:38

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, pas largimit të Benet Becit, është emëruar Dritan Agolli.

Ky i fundit ka qenë më herët ish-administrator në Bashkinë e Tiranës.
Kujtojmë Benet Beci u emërua drejtor i ri i KESH pas shkarkimit të Agron Hetoja.

Nga viti 2005 deri më sot, Beci mbante postin e Drejtorit Ekzekutiv në Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Ai ka qenë gjithashtu edhe Anëtar i Komitetit të Kontrollit të Bankës së Kreditit të Shqipërisë për periudhën Shtator 2005–Janar 2008.