Ndërsa Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit për shkak të anëtarëve të shkarkuar prej vettingut, Kuvendi ka hapur procedurat për plotësimin e vendeve vakante. Në një njoftim të shpërndarë në faqen e Kuvendit thuhet se janë tre kandidatë ata që kanë shfaqur interes të jenë gjyqtarë pranë kësaj gjykate si dhe kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës. Ata janë 1. Avni Shehu, 2. Marsida Xhaferllari dhe 3.Theodhori Sollaku.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka mbetur me vetëm 1 anëtare, Vitore Tusha, ndërsa i fundit që nuk e kaloi vettingun ishte kryetari Bashkim Dedja, i shkarkuar nga KPA. Po ashtu edhe tre anëtarë të shkarkuar nga KPK presin vendimin përfundimtar për fatin e tyre, nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
NJOFTIMI
Pas shpalljes nga Kuvendi, në datën 24.12.2018, për hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët: 1. Avni Shehu, 2. Marsida Xhaferllari, 3.Theodhori Sollaku.