Ish-aktorja amerikane, Meghan Markle nuk gëzon më simpatinë e mbretëreshës Elizabeth. Madje, ajo ka anashkaluar shpesh protokollin, duke e “bërë rrugë” një gjë të tillë.
Revista e njohur “Globe” ka shkuar deri aty sa të shkruaj së fundmi se oborri mbretëror është duke përgatitur një plan për divorcë. Duke iu referuar një e-mail-i të një anëtari të familjes mbretërore, që zbulon synimin e madhërisë së saj, pas veprimeve të papërshtatshme të ish-aktores amerikane.
Një gardërobë me shifra të diskutueshme, pjesëtarë të stafit që po ikin një e nga një, daljet jashtë protokollit nga bashkëshortja e princit Harry; janë disa sjellje të dukeshës së Sussex që mezi përtypen nga pallati mbretëror. E fundit, ishte vendimi i Meghan për të hequr dorë nga dadoja mbretërore, për t’ia besuar rritjen e fëmijës të ëmës, Doria Ragland.
Sipas e-mail-it të publikuar nga “Globe”, madhëria e saj planifikon një plan divorci, për ta larguar aktoren nga princi Harry. Ajo cilësohet “kancer nga i cili duhet liruar në mënyrën më pak të dhimbshme” dhe “gjuetare e pangopur”.
Nëse realizohet divorci, Meghan mund të marrë 37 milionë dollarë, por në këmbim duhet të largohet nga Pallati dhe ta lërë fëmijën në Londër.