MENU
klinika

Detajet

Ligji i Arsimit të Lartë/ Studentët peticion për ta anuluar

29.01.2019 - 12:29

Një nga kërkesat e studentëve shqiptarë që dolën masivisht në protesta ishte edhe anulimi i Ligjit të Arsimit të Lartë, për të cilin qeveria thotë se e ka të pamundur ta vërë në zbatim, pasi një gjë e tillë kërkon kohë.

E megjithatë, studentët e Inxhinerisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës kanë ndërmarrë një nismë ligjore për shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë me anë të mbledhjes së firmave.

Peticioni që po firmoset sot tek Inxhineria dhe Arkitektura, aty ku mori jetë edhe protesta studentore, pritet të përhapet në të gjitha Fakultetet e tjera.