MENU
klinika

Deklarata

Apeli i Luigi Soreca: Konfiskoni pasuritë e paligjshme

29.01.2019 - 13:13

Gjatë fjalës së tij në konferencën ku merrte pjesë edhe prokurori i antimafias italiane Federico Cafiero De Raho si dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca tha se konfiskimi i pasurive të paligjshme është i rëndësishëm në parandalimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas ambasadorit të BE në Tiranë, një nga prioritetet kyç në bazë të së cilave do merret vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë do janë rezultatet konkrete që Shqipëria do të arrijë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

soreca-konica.al

Konfiskimi i pasurive të paligjshme është i rëndësishëm në parandalimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pa një veprim efikas, parandalues ndaj pasurive të paluajtshme rreziku që ekonomia legale e një vendi të sulmohet është shumë i lartë. Ndërhyrja në sektorin e masave parandaluese është themelore. Është e rëndësishme që edhe autoritetet shqiptare të eksperimentojnë dhe të përmirësojnë aktivitetin e tyre në sektorin e masave parandaluese.

Operacioni i konfiskimit të pronave të paligjshme në Shqipëri është në fillim dhe ne presim vendimet përfundimtare të konfiskimeve dhe po ashtu një sinjal të rëndësishëm të progresit që ky vend po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në muajin qershor të këtij viti, Bashkimi Europian do të marrë një vendim të rëndësishëm për negociatat me Shqipërinë”- tha Luigi Soreca.

"Kush vjen “i armatosur” me dijen, i fituar"

Rama, ftesë emigrantëve: Kthehuni e investoni në Shqipëri!

Rama: Do mbetet njollë turpi në historinë e Evropës demokratike

“Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç ndodhi në Greqi”

“Evropa të bashkohet, jo të zgjerohet me hapin e breshkës”

Mesazhi Ramës për BE: U desh shfaqja e carizmit rus, që të kuptojnë se…

“Kush nuk e kujton damkën ‘e stato un albanese’”

Rama: Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran kur ikën dritat dhe…