29.01.2019 - 14:49
Një tjetër sasi e madhe droge është sekuestruar në Gjirokastër.
700 kg lëndë narkotike e llojit kanabis është sekuestruar nga policia në fshatin Dritë.
Specialistët e DVKM dhe sektorit të krimit të organizuar DVPGj-ja kanë shoqëruar 7 persona që dyshohen si transportues të sasisë së lëndës narkotike.
Dyshimet e para janë se droga po transportohej drejt Greqisë.