MENU
klinika

Hetimet për çështjen

PD këmbëngul për ‘Tahirin’, kërkon mbledhjen e konferencës së kryetarëve

29.01.2019 - 16:00

Çështja “Tahiri” vijon të jetë një motiv për praninë e Partisë Demokratike në Kuvend dhe këmbënguljen e saj.

Lidhur me këtë, Edi Paloka nënkryetari i PD-së, njëherazi dhe nënkryetar i Parlamentit Edi Paloka ka bërë një kërkesë për mbledhjen e konferencës së kryetarëve në lidhje me zgjatjen e afatit të komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

PD ka kërkuar shtyrjen e afatit të Komisionit hetimor, me motivin se është penguar nga institucionet që duhet të japin informacion.

Më tej ai kërkon që çdo institucion që nuk i përgjigjet Komisionit të mbajë përgjegjësi ligjore.

Po kështu mësohet se nesër në orën 12:00 është vendosur të mblidhet konferenca e kryetarëve.