MENU
klinika

Një nga punimet më të bukura

“Jam Kosova e Shqiptarisë”, antologjia e shpirtit

29.01.2019 - 18:32

“Jam Kosova e Shqiptarisë”, një nga punimet më të bukura që solli përhapjen e famës së Arif Vladit.

Arif Vladi i lindur më 3 shtator të vitit 1956 i cili u ngjit për herë të parë në skenë, në festivalet e zonës, kur ishte vetëm në klasën e 6-të, për të vazhduar pa shkëputje në të gjitha festivalet folklorike të Rrethit.

Fama e tij artistike nisi në fillim të viteve të ’80-ta, ku pas mbarimit të Akademisë, dy vjet punoi si këngëtar në Ansamblin Shtetëror të Këngëve e Valleve dhe pastaj në Estradën e Peshkopisë, kurse kulmin famës e arriti në vitet e fundit të shekullit XX.

Përhapja e famës së Arif Vladit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë, u bë me punimin e këngëve “O prite Azem Galicën”, “Hajredin Pasha”, “Jakup Ferri me bajrak”, “Sefë Kosharja i pari i fisit”, “Jam Kosova e shqiptarisë”, “Marshi i UÇK-së”, etj.

Si talent i rrallë i këngës shqipe, me popullaritet të pazakonshëm, mori pjesë në shumë turne ndërkombëtare.

Arif Vladi me këngën e tij të kënduar me profesionalizëm dhe përkushtim të pashoq, u bë “pushka” atdhetare e shqiptarisë, krisma e të cilës u dëgjua në luftën heroike çlirimtare të UÇK-së së Kosovës, për çlirimin njëherë e përgjithmonë nga regjimi i Serbisë.

Një ndër zërat më brilant të këngës e muzikës kombëtare. Një artist më dimensional duke i dhënë dhe tagrin e zëvendësit të kombit me këngët e tij.

Teksti:

“Ç’janë këto xhama, o si here te tjera
në Drenicë ooo o na u ndal pranvera
janë shembë kullat, o e djeg livadhe
ka dal serbi, e po na hap varre

Prej Prakazi i ndan prej gjakut
Likoshansit ja prenë pragun
sa t’ketë diell e sa t’ketë hanë
jam Drenica o që ma kanë thanë

Kur derdh lot o e gjak Kosova (mori gjak)
jemi bashkë ooooo o si male e bora(jemi bashkë)
ref.
jam Kosova e shqiptarisë
njëqind vjet po i thërras lirisë
po kërkush liri s’po më jep
tym e flak o po më shkon kjo jetë
Boll durova moj Evropë
kam Drenicen gropë mbi gropë
unë jam bij e tokës së lashtë
qoftë mallkue o kush s’na do bashk

Fal kuvendo o sot male e fusha
kur pom del oo o Shaban Polluzha
Kaqaniku more në ato gryka
prapë pisket oooo o Azem Galica

moj Kosova pashë syt e ballit
pashë atë kullë e Adem Jasharit
pashë atë qiell që nxinë e kthejellet
mos i lësho o për jetë themelet

kur derdh lot mori gjak Kosova(mori gjak)
jemi bashkë o o si mal e bora(jemi bashk)

ref.
jam Kosova e shqiptarisë
njëqind vjet i thërrasë lirisë
po kërkush liri s’pom jep
tym e flak o po më shkon kjo jetë
boll durova moj Evropë
kam Drenicën gropë mbi gropë
unë jam bij e tokës lashtë
qoftë mallkue o kush s’na do bashkë

jam KOSOVA O E SHQIPTARISË”

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit