MENU
klinika

Deklarata

Studentët kundër ligjit të Arsimit/ Shahini: Katër nene do ndryshojnë

30.01.2019 - 10:15

E pranishme në Komisionin e Mediave dhe të Edukimit, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini foli për katër ndryshimet që do të bëhen në Ligjin e Arsimit të Lartë.

Ajo tha se ndryshimet nisin që nga përfaqësimi i studentëve, rritja e peshës së votës nga 10-50 për qind si dhe përfaqësim në senat dhe në borde.

Me këto ndryshime, studentët siç shprehet ministrja do të kanë mundësi të zgjedhin përmes votës se kush duhet t’i përfaqësojë ato.

Besa-Shahini-konica.al

“Ka të bëjmë me një nismë ligjore për ndryshimin e katër neneve të ndryshimit të Ligjit të Arsimit të Lartë. Rritja e përfaqësi sisë së studentëve nga 10-50 për qind, por edhe në organet e tjera të zgjedhjeve të dekanëve, por edhe në borde të tjera të menaxhimit. Vendimet në senat duhet një ekspertizë shumë e lartë.

Ne për hir të transparencës dhe llogaridhënies kemi marrë një vendim që do të shkarkojmë të gjithë drejtuesit e bordeve, ndërsa kemi bërë thirrjen publike për përfaqësues të rinj.

Kemi themeluar portalin e transparencës, kjo do të botohen të gjitha vendimet dhe të gjitha buxhetit. Ky informacion do të azhurnohet çdo tre apo katër muaj dhe kjo rrit transparencën”, tha mes tjerash ministrja Shahini.