30.01.2019 - 11:28
“Spotify” është duke i bërë reklamë të madhe këngëtareve me origjinë shqiptare. Pas Dua Lipës, Bebe Rexha është promovuar në sheshin më të madh të botës pasi është nominuar për çmimin “Artisti i ri më e mirë”.
Vetëm pak ditë më parë, në ekranet gjigante të “Times Square” të New York-ut është shfaqur edhe portreti i artistes Rexha.
E lumtur me këtë fakt, Bebe kishte ndarë me ndjekësit e saj imazhe nga billboardi gjigant, ku ishte shprehur e lumtur për paraqitjen e saj aty.
Për Bebe Rexhën, ekrani i “Spotify” ka shkruar: “Nga xhirot e trageteve mes New Yorkut dhe Staten Island, nominuar për Artisten e re më të mirë”.