MENU
klinika

Deklarata

Basha kërkon ndihmë: Zgjidhja e vetme tani është…

30.01.2019 - 12:03

Në takimin e sotëm me banorë të Kamzës, kryedemokrati Lulzim Basha u është drejtuar me një kërkesë për ndihmë gjithë shqiptarëve.

“Unë do të jem në krahun tuaj, por më 16 shkurt fjalën nuk do ta kem unë, fjalën tuaj, fjalën e popullit do ta keni ju, atje para Kryeministrisë”- tha Basha, duke theksuar se tashmë kanë shteruar të gjitha mjetet për zgjidhje dhe nxjerrjen e vendit nga sundimi që po i bëhet prej një bande me në krye Ramën.

“Kemi shteruar cdo mjet për ta zgjidhur, kemi ardhur t’u kërkojnë ndihmë, sepse zgjidhja tani nuk është më në duart e një partie apo aleance politike, zgjidhja është në duart e shqiptarëve, të vini dhe të marshimi në 16 shkurt në Tiranë e t’i japim zgjidhje njëherë e përgjithmonë, ta largojmë këtë bandë, t’i hapim rrugë demokracisë ku qytetarët të zgjidhin me votë përfaqësuesit e tyre”.

Në turin e takimeve të tij me qytetarë ne Kamez, Basha ka folur per problematikën e përmbytjeve në vend dhe neglizhencën e qeverisë për mosdëmshpërblim të familjeve.

Pjese nga fjala e Bashës

E mbaj mend shumë mirë atë ditë kur reshjet arritën kulmin dhe kjo zonë u përmbyt e gjitha. Kam qenë tek shumë prej jush dhe kam parë me sytë e mi se si banesat kishin dalë tërësisht jashtë funksionit. Kam parë me dhimbje të madhe, më është dashur të përmabja veten, kur shikoja lot të prindërve sepse i gjithë mundi i jetës së tyre dhe kursimet e fëmijëve nga emigracioni i kishte marrë lumi.

Në krye të detyrës ishin vetëm punonjësit e bashkisë dhe kryetari i bashkisë.

Asnjë zyrtar i shtetit, i qeverisjes qëndrore nuk shihej. Edhe kur i kërkonin në telefon në raste emergjence nuk dukeshin.

Vetëm pas tre apo katër ditësh kur situata u qetësua, por gjendja vazhdonte të mbetej e mjerë, erdhi fantazma.

Erdhi dhe lëshoi dy apo tre batura e barcaleta, u rrahu krahun dy tre punëtorëve të bashkisë që po punonin, dhe i tha kryetarit, do të kesh fodnin 700 mijë Euro që të përballosh emergjëncën.

Natyrisht ishte një tjetër mashtrim.

Asnjë kokërr leku nuk iu dha Bashkisë së Kamzës. Asnjë cent dëmshpërblim 700 familjeve të cilët u përmbytën për shkak jo vetëm të motit por paklujdesisë dhe neglizhencës së Edi Ramës.

Edi Rama tallet me familjet e përmbytura, sikurse tallet me të gjithë shqiptarët.
Ndërsa vetë sipas investigimit të medias, me njërëzit dhe famioljarët e tij, 4 milionë euro ka fituar vetëm për një ditë me ujin e KESH-it.
Uji, kthehet në mallkim për njerëzit e thjeshtë dhe kthehet në pasurim për Edi Ramën.
Kjo është Shqipëria që ka ndërtuar Edi Rama.
Kur vjen fjala tek ekonomia, bujqësia, ndihma sociale, apo tek studentët, shëndetësia, qeverisja e Edi Ramës përcaktohet me një fjali “Merri shumicës dhe jepja vetes tënde”.
Kjo nuk është qeverisje, kjo është hajdutëri me ligj.