Rreth 650 kilogramë kokainë janë konfiskuar nga Guardia di Finanza dhe Agjencia e Doganës në portin e Livornos.
Sipas mediave italiane droga e kapur ishte ndarë në 582 pako dhe e futur në 23 çanta e fshehur brenda një kontejnerin që përmbante kafe. Autoritetet italiane raportojnë se kjo është sasia më e madhe e kapur në harkun kohor në dhjetë vitet e fundit.
Policia zbuloi sasinë e drogës për shkak të erës që emetonte kontejneri ku ishte fshehur sasia rekord e kokainës. Për këtë policia italiane ka arrestuar 5 trafikantë, ku në mesin e tyre raportohet se është i përfshirë edhe shqiptari me emrin, Dorian Petoku. Ky i fundit thuhet mes tjerash se mbante lidhjet me trafikantët në Brazil.
Trafikanti shqiptar në bashkëpunim me shokun e tij nga mali I Zi mbante kontakte me grupet lokale të trafikut të drogës në Brazil dhe prej aty kryenin transportin e kokainës. Nga të dhënat e para dyshohet se korruptonin edhe punonjësit e doganave, strategji kjo që ua lehtësonte transportin e sasisë së drogës drejt Evropës.
Pas kapjes së sasisë rekord të kokainës në portin e Livornos dhe arrestimit të një shqiptari, ka reaguar edhe Policia e Shtetit.
Policia thekson se në operacion ka marrë pjesë duke asistuar partnerët italianë për ndalimin dhe më pas arrestimin e shqiptari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.
Shqiptari i arrestuar është Dorian Petoku, 31-vjeç nga Tirana, i cili në bashkëpunim me të arrestuarit e tjerë për sasinë e drogës mbante kontakte me trafikantë lokalë në Brazili9n e largët.
“Operacioni ndërkombëtar i koduar “Brasile Loë Cost”, mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, ndalohet i kërkuar i drejtësisë italianeFalë bashkëpunimit dhe shkëmbimit në kohë reale të informacioneve, mes Strukturave operacionale tē Departamentit tē Policisë Kriminale, Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme me Repartin e II-të të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza u lokalizua dhe arrestua në Tiranë një 31 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit pas informacioneve të marra në rrugë operative, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D.P. 31 vjeç, nga Tirana.
Gjykata e Romës, Itali ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në bashkëpunimin të ngushtë me partnerët për të goditur dhe çuar para drejtësisë personat që ushtrojnë veprimtari kriminale brenda apo jashtë vendit”, njofton policia.