MENU
klinika

Horoskopi, 31 janar 2019

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje do të nervozohen sot. Përpiquni të mbanin veten nën kontroll dhe të zbatoni me qetësi planin tuaj. Ka gjasa që dikush t’ju kërkojë ndihmë. Do të kaloni një mbrëmje romantike dhe të ngrohtë.

Demi

Duhet të shmangni me doemos agresivitetin. Kjo këshillë vlen mbi të gjitha nëse do të zhvilloni një bisedë të rëndësishme në punë, por edhe nëse bisedoni më fëmijët. Ndër të tjera, e enjtja do t’ju sjellë rezultate produktive.

Binjaket

Disa Binjakë do ta kalojnë ditën në kushte jo të rehatshme. Diçka nuk do t’ju funksionojë ashtu siç duhet. Megjithatë gjërat do të zgjidhen në mbrëmje. Do të gjeni pak kohë për t’ju përkushtuar vetes.

Gaforrja

Gaforret nuk duhet të shtyjnë një bisedë të rëndësishme sot. Ajo premton të jetë shumë produktive nën disa kushte të caktuara. Besoni në vetvete, mos ekzagjeroni. Ndërsa sa i përket sektorit financiar, tregoni durim. Në fund të ditës dikush do të ketë nevojë për mbështetjen tuaj.

Luani

Dita e sotme premton të jetë shumë produktive për Luanët. Do të keni takime të rëndësishme, por mund të realizoni edhe një udhëtim të shkurtër. Privatësia kërkon vëmendje të veçantë. Disa Luanë familjarë mund të tundohen, për shembull për të flirtuar me dikë pas shpinës së partnerit/partneres.

Virgjeresha

Besimi në vetvete do t’ju ndriçojë ditën. Do të përballeni me një situatë të vështirë, pasi dikush do t’ju tregojë forcën. Do të keni sukses në aspektin financiar dhe personal. Nuk rekomandohet të ndani mendimet tuaja me dikë që nuk i besoni shumë.

Peshorja

Përgjithësisht të lindurit e kësaj shenje do të jenë të lumtur sot. Disa do të shënojnë sukses në karrierë. Ndërsa disa të tjerë do të kenë vëmendjen e seksit të kundërt. Do të gjeni kohë mjaftueshëm për t’iu përkushtuar vetes, sidomos kujdesit ndaj shëndetit.

Akrepi

Akrepët rekomandohen të qëndrojnë larg debateve. Shmangni çdo konflikt pasi mund të bëheni pjesë e një mosmarrëveshjeje. Karriera ose financat do të kërkojnë më shumë përpjekje. Është dita e duhur për të nisur zbatimin e ideve të reja.

Shigjetari

Shigjetarët duhet të mendojnë fillimisht për veten dhe më pas për çështje të tjera. Duhet të jeni më të vëmendshëm ndaj partneres/partnerit tuaj. Shigjetarët familjarë do të shkaktojnë xhelozi tek bashkëshorti/bashkëshortja.

Bricjapi

Disa Bricjapë do të kenë nevojë vetëm për relaks. Përpiquni të shmangni çdo bisedë që mund t’ju shkaktojë irritim. Shëtisni, bisedoni me mikun tuaj të ngushtë ose mund të shkoni tek një psikolog për tu ndjerë sa më mirë.

Ujori

Ujorët do të ndihen shumë të kënaqur me veten. Do të keni sukses në marrëdhëniet personale, por edhe në çështjet financiare. Në lidhjen tuaj romantike do të keni disa ndërhyrje të vogla. Mos nisni të ‘luftoni’ pa një plan strikt.

Peshqit

Këtë të Enjte do ta mbani mend si një ditë shumë të bukur. Rrethanat do t’ju ndihmojnë si në çështjet personale ashtu edhe profesionale. Megjithatë mos harroni të mbani veten nën kontroll. Mos u afroni me njerëzit që kanë një të kaluar të errët apo me reputacion të paverifikuar.