MENU
klinika

Detajet

Reshjet e borës në Elbasan/ Pezullohet mësimi në disa shkolla

31.01.2019 - 09:44

Në zonat kodrinore dhe malore të Qarkut të Elbasanit janë krijuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve në zonat e thella si dhe në zhvillimin normal të procesit mësimor, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe rifillimit të reshjeve të dëborës.

Në rrethin e Elbasanit nuk zhvillohet mësim për shkak të reshjeve të dëborës në shkollat “Ibrahim Bozhiqi” (Qafe); Guri i Zi, Benë.

Në rrethin e Gramshit nuk zhvillohet mësim për shkak të reshjeve të dëborës në shkollën “Tahir Sadiku” (Lenie).

Në rrethin e Librazhdit procesi mësimor zhvillohet normalisht pasi reshjet e shiut dhe të dëborës kane filluar para pak minutave.

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan