MENU
klinika

Rrezikohen jetë njerëzish

“Ferri mbërthen Chikagon”/ Temperaturat -46°C (Video)

31.01.2019 - 14:34

Një “shpërthim” i ajrit Arktik nga vorbulla polare ka bërë që temperatura të ulet deri në -46°C në Çikago.

Teksa Chikago është e mbështjellë nga një atmosferë shumë e ftohtë, lumi ka ngrirë dhe avulli mbi të vërtitet si tym duhani.

Kjo gjë ndodh kur temperatura e ujit është më e ngrohtë se temperatura e ajrit, duke krijuar atë që disa e quajnë “mjegull me avull” ose “tym i detit”.

Qytetet në mes të perëndimit hapën strehimoret e ngrohjes, ndërsa temperaturat ranë shumë nën zero. Guvernatori i Illinois paralajmëroi se moti ‘përbën një kërcënim serioz’ për mirëqenien e njerëzve.

Shërbimi i motit thotë se temperaturat priten të ulen akoma.