Alea Mehaj, 7-vjeçarja nga Peja, rrëmbeu kurorën e “Young Miss Universe” që u mbajt në Ukrainë. Alea e vogël jeton në Norvegji bashkë me prindërit e saj, vend në të cilin janë shpërngulur prej vitesh.
Me prejardhje është nga Peja, dhe sukseset për të kanë nisur që tani, pasi ka arritur të bëhet imazhi i disa markave të huaj, që kanë kërkuar të përfaqësohen nga vogëlushja shtatë vjeçare. Ndonëse e vogël në moshë ëndërron që të bëhet një modele e suksesshme në të ardhmen, dhe drejt realizimit të kësaj ëndrre është që tani.
“Alea po e ndjenë vetën të lumtur dhe gëzuar. Është shumë e emocionuar për pjesëmarrjen në garat botërore. Sidomos për këtë të fundit që do marrë pjesë në Hollywood”, kanë thënë prindërit e saj për Telegrafin.
Ndërkohë, ndonëse e vogël në moshë, si fituese e “Young Miss Universe 2018”, Alea e vogël rrëfeu për Telegrafin se sa e gëzuar është ndjerë që ka fituar një çmim të tillë.
“Mami edhe babi janë shumë të gëzuar me sukseset e mia, më përkrahin shumë për çdo përgatitje edhe për aktrim edhe për modelim. Mami është ajo që më rregullon para se të dal në reklama. Ëndrra ime tash për tash është që në të ardhmen të bëhem edhe një aktore e madhe”, ka thënë Alea Mehaj.
E vogla 7 -vjeçare tha se njëra nga personazhet më frymëzuese për të është edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.