MENU
klinika

Përgjigjia për mediat

Akuzat e Ramës për refuzimin e vizës/ Berisha: Një trillim fund e krye

31.01.2019 - 14:26

Në 10-minutëshin e pushimit, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për aludimin e kryeministrit Edi Rama se nuk mund të kalojë dot oqeanin dhe të shkojë në SHBA.

Jashtë parlamentit, Berisha iu përgjigj interesit të gazetarëve për akuzën e fortë të Ramës por edhe për investigimin e Zërit të Amerikës për blerjen e votave dhe bashkëpunimin e zyrtarëve të PS me emra të botës së krimit.

“Na foli për moral, shkoni hapni arkivat tuaja dhe gjeni debatin e tij me Besnik Mustafaj ku i thotë’ tre parimet e mia janë të shenjta, nuk vjedh, nuk vras dhe nuk marr gruan e shokut’. Edhe vjedh, edhe vret dhe merr gruan e shokut”, tha Berisha.

A iu është refuzuar viza?

“Jo kurrë. Në mënyrë absolute kurrë. Është një trillim fund e krye. Por unë udhëtoj shumë rrallë.”

Kryeministri Rama e konsideroi VOA-n kazan për herë të dytë…

“Zoti Rama është në përpëlitje sepse po demaskohet çdo ditë e më shumë. E vetmja fije shprese e tij është se po skadojnë transaksionet me trojet shqiptare.

Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka. Opozita do e parandalojë sepse zgjedhje me Edi Ramën nuk ka. Rrëzimi i Edi Ramës.
Kjo përpjekje e opozitës nuk është të vijë në pushtet me forcë pro të vijë në pushtet me votë.”