MENU
klinika

Detajet

Ngrihet komisioni për Gent Cakajn, zbardhen emrat e deputeteve

31.01.2019 - 16:37

Parlamenti ka vendosur të ngrejë një komision hetimor parlamentar për veprimtarinë e Drejtorisë së Sigurisë dhe Informacionit të Klasifikuar pas pajisjes brenda 24 orëve të Gent Cakajt me certifikatë sigurie.

Komisioni do të jetë i përbërë nga nëntë anëtarë.

Nga Partia Demokratike, pjesëtarë e komisionit do të jenë deputetët Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi, nga LSI, do të jetë Luan Rama.

Ndërsa nga Partia Socialiste do të jenë deputetët Spartak Braho, Alket Hyseni, Klotilda Ferhati, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalija.