MENU
klinika

Aplikimet në platformë

Juridiku vijon bojkotin, Gjonaj drejton thirrjen studentëve

31.01.2019 - 17:18

Ditën e sotme nga seanca plenare në Kuvend, gjatë fjalës saj, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka drejtuar një thirrje kundrejt studentëve të Drejtësisë.

Ajo thërret ata të përfitojnë nga mundësia për t’u punësuar në administratë e për të fituar eksperincë përmes platformës së re “Punë e mbarë”.

Një pjesë e studentëve të Juridikut vijojnë ende bojkotin e mësimit teksa një tjetër grup ka vijuar mësimin.

Po ashtu ajo tha se kjo, mazhorancë ishte e vetmja që kishte vullnetin për të bërë Reformën në Drejtësi.

Gjonaj
Gjonaj

Ministrja Gjonaj gjithashtu u shpreh se kjo qeveri ka kryefjalë dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

“Vetëm kjo mazhorancë mund ta zbatojë Reformën në Drejtësi. Lufta ndaj krimit të organizuar ka qenë prioritet i qeverisë dhe ka pasur mbështetje të rëndësishme financiare.

Ashtu si sistemi i sigurisë së burgjeve. Praktika e shëmtuar e punësimit të punonjësve të burgjeve nga selia e partisë është ndaluar dhe tashmë kjo do sanksionohet dhe do ketë dhe ligj përkatës për këtë. Punësimi i punonjësve të Policisë së Burgjeve, realizohet tashmë vetëm përmes akademisë së Policisë”, u shpreh ajo.