MENU
klinika

Detajet

Ndërtimet në Unazën e Madhe, skualifikohen 6 kompani

31.01.2019 - 18:25

Ndërtimi në lotin 1 të Unazës së Madhe mbetet përsëri pezull.
Gjashtë kompanitë që kishin dorëzuar ofertën pas ritenderimit u skualifikuan nga Komisioni i vlerësimit të ofertave pasi nuk përmbushnin kriteret ligjore.

Drejtorja e ARRSH, Sonila Qato u shpreh se pas analizimit të dosjeve u konstatuan mangësi.

 Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka komunikuar të gjitha kompanive ofertuese përmes mjeteve elektronike vendimin për skualifikimin e ofertave të paraqitura për mospërputhje me kriteret e përcaktuara në dokumentat e garës. Në përfundim të procedurës që jemi duke folur pasi të përputhen të gjitha afatet ligjore të ankimit që kanë të drejtë të bëjnë të gjithë operatorët ekonomik ofertues, sigurisht brenda afatit të përcaktuar në ligjin e prokurimit publik do të shpallet dhe vendimi i marrë.” tha Qato.

Përsa i pëket loteve të tjera të Unazës së Madhe pritet që të vijojnë punimet normalimsht.

” Lotet e tjera do të vazhdojnë punimet në përputhje me të gjithë grafikun e punimeve e parashikuara. Sigurisht aty do të fillojë procesi i shpronësimeve, dokumentacion i cili shumë shpejt do ti kalojë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vlerësimin e këtyre dokumentave.” nënvizoi ajo.

 ARRSH rihapi tenderin për lotin e parë të Unazës së Madhe pas skualifikimit të kompanisë DH Albania e cila po hetohet për flasifikim dokumenta.