MENU
klinika

Statusi

Përplasja me Berishën, Rama: Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit

01.02.2019 - 10:32

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish sot ish-liderin e PD-së, Sali Berisha, për deklaratat e tij kundër Presidentit Hashim Thaçi.

Rama në një mesazh në Twitter ka akuzuar Berishën se me sulmin ndaj Thaçit, tregon se po vazhdon sulmet kundër Kosovës.

Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, shkruan Rama.