MENU
klinika

Ngujimi i studentëve

Senati i Universitetit të Tiranës: Lironi Juridikun

01.02.2019 - 14:56

Senati i Universitetit të Tiranës ka votuar për lirimin e godinës së Juridikut dhe vijimin normal të mësimit në këtë godinë.
Ambjentet e Fakultetit prej ditësh janë të bllokuara nga studentët që duan të vazhdojnë bojkotin.

Sipas burimeve, menjëherë pas votimit, Senati i UT u ka bëre apel studentëve që janë ngujuar të lirojnë godinën.

Vetëm pak ditë më parë, Fakulteti i Juridikut vendosi të zhvendoste mësimin në ambjentet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Edhe pas kësaj zgjidhjeje të përkohshme studentët e Fakultetit Juridik janë përballur me mbylljen e derës me zinxhirë, ndaj është parë e nevojshme edhe ndërhyrja e senatit të UT.