MENU
klinika

Deklarata

Taksa ndaj Serbisë, Haradinaj i prerë

01.02.2019 - 15:09

Teksa ka komentuar marrëdheniet Kosovë-SHBA, kryeministri Haradinaj tha se ata që po i përkthejnë vendimet e qeverisë së Kosovës sikurse janë kundër Amerikës, e kanë gabim.

Sipas kreut të ekzekutivit në Kosovë, taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër mallrave serbe.

“Serbia dhe Rusia janë duke përdorur të gjitha kapacitetet për zhbërjen e shtetit të Kosovës. Ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë kurrë.

Kosova nuk do të japë asnjë pjesë të territorit të saj. kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, pasi shqiptarët boll kanë dhanë territore”, tha ai.