Vendimi i Këshillit të Ministrave për shpronësimet e objekteve që preken nga projekti për rikualifikimin e qendrës së Roskovecit ka ngritur në protestë banorët.
Në një situatë të ngjashme me banorët e Unazës së Re në Tiranë, ata paralajmëruan se do ti mbrojnë deri në fund pronat e tyre për ndërtimin e të cilave shprehen se kanë punuar një jetë.
“Edhe atë truall do ta mbroj me çifte. Kur të varrosem unë do të merret ai truall”, tha një banore.
Pas akuzave për selektivizëm, Kryetarja e Bashkisë Majlinda Bufi thotë se shpronësimi është i ndarë në dy kategori. Çmimi për trojet shkon në 494 lekë për m2 ndërkohë për ndërtesat 30 mijë lekë për m2.
“Nëse dikush nga ata ka ndonjë ankesë për mënyrën si janë vlerësuar, rrugët që parashikon ligji janë të hapura” , tha kryetarja.
Ky projekt prek në total 51 ndërtesa, ndërsa për 27 objektet me dokumentacion të rregullt vlera e shpronësimit shkon 24 milion lek.
Ndërhyrja përveçse krijon ambiente të përbashkëta për komunitetin përfshin përveçse edhe rikonstruksionin dhe lyrjen e godinave në qendrën e qytetit,