MENU
klinika

Histori shqiptare!

Si i shpëtuan shqiptarët hebrenjtë nga Holokausti!

01.02.2019 - 17:02

Në foto është Arslan Rezniqi, hipur në makinën që ai përdorte për të transportuar hebrenjtë nga zona e pushtimit gjerman në Maqedoni, në Deçan të Kosovës, përpara se t’i fuste në Shqipëri.

Një transportues nazist, po fuste mall brenda në një fshat të Shqipërisë, po në ngarkesën e tij kishte edhe një çifut i cili ishte dënuar me ekzekutim. Me dredhi dhe verë, një shitës i mban gjermanët e zënë ndërsa një tjetër i jep të burgosurit një shënim në një pjepër, ku i thoshte që të ikte, të largohej.

Për dy vjet rresht, ai e fshehu çifutin në shtëpinë e tij deri në fund të luftës, duke i shpëtuar jetën. Histori të tilla mbrelënëse, të humbura prej 50 vitesh, tanimë mund të shihen dhe të dëgjohen në prezantimet që do të zhvillohen në Muzeun Berkshire.

Në nder të Yom Hashoah, Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, Federata Çifute e Berkshires do të mbajë një program që zbulon se si shqiptarët dhe kosovarët sfiduan nazistët dhe rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shqipëria ka qenë një nga vendet e vetme europiane të kohës së luftës, që arriti të mbronte çdo hebre që jetonte ose mund të kalonte aty pranë, duke i kursyer jetën 2000 personave.

Prezantimi frymëzues do të bëhet nga ish-kongresmeni Joseph J. DioGuardi dhe bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi.

Midis folësve do të jenë edhe Lek Rezniqi dhe Agim Alickaj, pasardhës të shqiptarëve që kanë komplotuar për të kontrabanduar hebrenjtë nga Kosova në Shqipëri duke përdorur letërnjoftime të rreme, me dëshmi të filmuara nga Johanna Neumann, një gjermane hebreje e strehuar gjatë kohës së luftës dhe Felicita Jakoel, e cila me babain e saj që arriti të mbijetonte ndihmoi hebrenjtë shqiptarë të emigronin në Izrael.

Pas prezantimit, Rabini David Weiner nga Pittsfieldit Knesset Izrael dhe Rabini Leonard Guttman i New York City do të udhëheqin një ceremoni me lutje dhe ndriçim qirinjsh, pasuar nga një ekspozitë fotografish.

Historia ishte e pazbuluar derisa DioGuardi dhe kongresmeni i mbijetuar i Holokaustit, Tom Lantos, bënë një vizitë zyrtare në Shqipëri në vitin 1990.

Diktatori i fundit komunist i dorëzoi një arkiv shtetëror letrash, fotografish dhe copëzash që dokumentonin veprimet heroike të luftës në Shqipëri. Ata e kaluan këtë në Autoritetin e Përkujtimit të Holokaustit të Izraelit “Yad Vashem”.

DioGuardi është pasardhës i shqiptarëve të krishterë, të cilët ikën në Itali pas pushtimit osman në shekullin e 15-të.

Shqiptarët udhëhiqen nga kanuni, një kod i sjelljes thellësisht i rrënjosur, që përfshin “Besën”, një detyrim tolerance dhe dhembshurie që u përket të huajve si mysafirë që meritojnë mikpritje dhe mbrojtje.

Të dy zyrtarët dhe qytetarët e zakonshëm rrezikonin vdekjen duke kontrabanduar dhe strehuar hebrenjtë, shpesh duke i përfshirëë ata si vendas.

DioGuardi themeloi Lidhjen dhe Fondacionin Qytetar Shqiptaro-Amerikan dhe u takua me Cloyes, kur ajo botonte një libër kundër diktatorit serb, Slobodan Millosheviç.

“Çështjet e drejtësisë sociale janë shumë të rëndësishme për mënyrën se si kam zgjedhur për të jetuar jetën time”, tha ajo.

Së bashku, ata kanë promovuar rolin e Shqipërisë gjatë Holokaustit. Duhet thënë mesazhi: “Gjenocidi duhet të trajtohet në çdo brez, ashtu siç duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe demokracia”, thotë ajo.

Kur organizatat në mbarë botën festuan 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Cloyes organizoi prezantime në Kapitol të Uashington D.C në vitin 2012 dhe në Muzeun e Trashëgimisë Hebraike në NYC në vitin 2013. Një vit më pas, ajo foli në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit të OKB-së.

Kjo është hera e parë që programi është ndarë me publikun e gjerë.

Drejtori ekzekutiv i Federatës Hebreje, Dara Kaufman dhe Rabini David Weiner i Knesset Israel, mësuan për këtë histori pasi kongresmeni Ronald Rettner ia bëri me dije dhe e solli në vëmendjen e tyre.

“Ndërsa vitet kalojnë, detyrimi ynë nuk është vetëm për të kujtuar, por edhe për të siguruar që edukimi përtej bashkësisë hebraike vazhdon”, tha Kaufman. “Është historia e një populli, individësh dhe zyrtarë qeveritarë, të cilët kishin guximin moral që të ngriheshin dhe të thoshin:” Ne do të bashkëpunojmë dhe mbrojmë hebrenjtë, sepse është detyra jonë etike ta bëjmë këtë”.

Federata ka mbajtur gjatë marrëdhënie pozitive ndërkulturore, duke organizuar shfaqje arti të kohëve të fundit, të pikturave të pemës së ullirit nga artistë hebraikë dhe arabë.

“Bashkekzistenca mund dhe ekziston edhe në situatat më të vështira,” tha Kaufman.

“Në Shqipëri, e gjithë shoqëria u përgjigj, pa marrë parasysh pozicionin ose sfondin, pa dallime fetare, kombësie apo ndonjë gjëje tjetër”, shpjegoi Cloyes.

“Është një aftësi për të arritur dhe për t’iu përgjigjur vuajtjeve njerëzore, një akt kulturor i vetëdijshëm që duhet mbajtur si një shembull për kohën tonë”, tha ajo.