MENU
klinika

Detajet

Bashkia Tiranë jep 600 bursa për nxënësit

01.02.2019 - 18:10

600 nxënës të kryeqytetit në shkollat nëntëvjeçare dhe gjimnaze do të përfitojnë bursa vjetore.
Bashkia e Tiranës, me akordimin e bursave, ndihmon familjet që kanë vështirësi për të mbështetur arsimimin e fëmijëve të tyre.

Këshilli Bashkiak miratoi vendimin “Për miratimin e listave të nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, që përfitojnë bursa, për vitin shkollor 2018-2019” ku detajohen emrat të të gjithë përfituesve.

Sipas vendimit 600 nxënës që jetojnë në konvikte apo u përkasin familjeve në nevojë do të përfitojnë një shumë prej 65 000 mijë lekësh në vit.

Në këtë mënyrë bashkia e kryeqytetit vijon mbështetjen e saj për arsimimin e fëmijëve të Tiranës veçanërisht në rastet kur familjet e tyre kanë vështirësi për të siguruar këtë të drejtë themelore për secilin anëtar.