MENU
klinika

Detajet

Studentët i vënë kushte, ministrja Shahini braktis mbledhjen

01.02.2019 - 18:03

Pasditen e sotme ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka takuar senatin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Takimi ka zgjatur 40 minuta, ndërkohë që pedagogët kanë kundërshtuar diskutimin e nisur për “Paktin e Universitetit”.

“Janë marrë vendime pa u konsultuar me ne dhe nuk kemi pasur asnjë mbledhje apo diskutim.Kërkojmë që nga ana juaj të punohet për të ulur studentët në auditore dhe për të nisur diskutimet” mësohet ti kenë thënë pedagogët Ministres.

Besa-Shahini-konica.al
Besa-Shahini-konica.al

Pas takimit me Senatin, Ministrja Shahini iu drejtua sallës për të takuar studentët por ata nuk pranuan që takimi të bëhej pa media.

Në këto kushte Shahini u largua, teksa studentët thërrisnin në kor ‘Turp’!