MENU
klinika

Postimi

Vasili shpall programin: LSI, “Një shans për të gjithë”

01.02.2019 - 18:33

Përmes një postimi në facebook, kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, shkruan se ka ardhur dita e programit të partisë së tij, një shans për të gjithë.

Sipas Vasilit, qershori i viti 2017 ishte grabitja e votave nga rilindja e trafikantëve dhe kriminelëve, grabitje që sipas tij u vulos me përgjimet e “Zërit të Amerikës”.

“Vjedhja e votave thjesht vonoi venien ne jete te programit tone politiko ekonomik “Nje shans per te gjithe”, qe e nxirrte Shqiperine nga kriza”, shkruan Vasili.

POSTIMI I PLOTË

Erdhi dita e Programit tone “Nje shans per te gjithe”.

Shqiperia eshte ne prag te ndryshimit te madh politiko shoqeror,qe Shqiperia te jete shtepia juaj.

Eshte ai ndryshim qe e shpeton Shqiperine nga mjerimi ekonomik dhe qeverisja grabitqare qe e ka shkaktuar dhe qe do te largohet patjeter.

Qershori i 2017 ishte grabitja e votave nga rilindja e trafikanteve dhe krimineleve.

Kete grabitje te cilen e vulosi perfundimisht dhe pa asnje ekuivok Zeri i Amerikes.

Vjedhja e votave thjesht vonoi venien ne jete te programit tone politiko ekonomik “Nje shans per te gjithe”, qe e nxirrte Shqiperine nga kriza.

Asnje hap prapa per realizimin e ketij programi te hartuar se bashku me qytetaret dhe per qytetaret.

SHQIPERIA SHTEPIA JUAJ