MENU
klinika

'Shpërthen' Corbyn

Provokimi i Corbyn: Një alternativë shtetërore për Facebook

27.08.2018 - 18:11

Për Jeremy Corbyn, zgjidhja ndaj monopolit të Mark Zuckerberg duhet të jetë një version social i BBC-së.

Mund të quhet pa frikë një alternativë publike ndaj rrjetit social Facebook». Pas thuajse dy vitesh që flitet për superfuqinë e platformave të reja sociale dhe rolin e tyre në demokraci, dikush është kujtuar të përballet konkretish me çështjen.

Propozimin nuk e ka hedhur ndonjë nga senatorët amerikanë që mori në pyetje Mark Zuckerberg, dhe as ndonjë anëtar i antitrastit europian që gjobiti kompaninë Google me miliarda euro. Propozimi është bërë nga lideri i Partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn.

«Mbretëria e Bashkua nuk duhet të bëjë sehir duarkryq ndërsa pak kompani shumë të mëdha po pushtojnë pasuritë tona digjitale e për pasojë edhe paratë tona” u shpreh Corbyn në një festival televiziv në Edimburg. Atëherë si duhet të reagojmë? Duke krijuar një ent publik që të bëjë saktësisht të njëjtën gjë dhe të hyjë në konkurencë me gjigantët privatë.

«British Digital Corporation (BDC)» duhet të jetë një motër e British Broadcasting Corporation (BBC) dhe të shpërndajë shërbime “no-profit” për të konkuruar me kompanitë që administrohen për qëllime përfitimi. Dy duhet të jenë synimet sipas Corbyn: të ofrojë një alternativë për qytetarët që drejtohet nga Shteti dhe burimet që ofron rrjeti t’i shfrytëzojë jo për qëllime përfitimi por për të mirën kolektive.

«Një BDC – vijon Corbyn –mund të përdorë mendjet tona më të ndritura, teknologjitë më të fundit dhe burimet e disponueshme publike jo vetëm për të ofruar informacion dhe zbavitje si Netflix dhe Amazon, por edhe për t’i shfrytëzuar të dhënat për qëllime të mira ». Dhe jo vetëm kaq: «Mund të zhvillojë teknologji të reja për të krijuar programe në bazë të orientimit të publikut, madje edhe një rrjet social publik, që të garantojë privatësinë e përdoruesëve dhe të ketë kontroll mbi të dhënat që e bëjnë Facebook dhe rrjetet e tjera kaq të rrezikshme.

Por Corbyn e ka shtuar dozën duke e imagjinuar BDC edhe si një instrument të ri pjesëmarrjeje në fushën politike, përmes bashkëpunimit me «institucione të tjera që qeveria e ardhshme laburiste do të ngrejë, si psh National Investment Bank, National Transformation Fund, Strategic Investment Board, Regional Development Banks etj, për të krijuar modalitete të reja përfshirjeje, supervizim dhe kontroll për ekonominë tonë nga ana e popullsisë».

Në fund, enti i ri digjital do të shndërrohej në një pikë thelbësore përdorimi për informimin edhe për të dhënat që aktualisht ruhen në arkivat e BBC-së, British Library dhe British Museum». Corbyn është i bindur se do të lindte një kolos mediatik falë kësaj pasuri publike që fare mirë mund të konkuronte dhe përtej Oqeanit.

Kush është autori më i mirë i vitit

Panairi i Librit 2024 shpall fituesit

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!