MENU
klinika

Akuza qeverisë

Basha në Ballsh: Hajdeni të rrëzojmë Ramën!

02.02.2019 - 10:59

Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka bërë thirrje banorëve të Ballshit të vijnë në protestën e opozitës së bashkuar më 16 shkurt për t’u ngritur kundër të gjitha padrejtësive që iu kanë ndodhur. 

Basha tha se ai dhe PD nuk kanë më asnjë mjet politik, ndaj i ka thirrur më 16 shkurt.Basha foli me një naftëtar i cili kishte udhëtuar 140 km nga Ballshi në Tiranë në këmbë për të kërkuar të drejtën e tij.

Naftëtar: Edi Rama erdhi dhe gënjeu 1 mijë punëtorë dhe u tha, do t’ju jap lekët dhe nuk u ka dhënë asnjë qindarkë. Burrë shteti je kur mban fjalën. Ne nuk po themi se fjala mbahet 100%, por të shkojë deri në 60%, si vjen e më gënjen mua? Ne kemi punuar atje dhe ai vjen e thotë do t’ju jap lekët e nuk na i jep.

Basha: Ai ka bërë pasuri për miqtë e tij. Ju e dini fare mirë se çfarë i ka bërë lekët ai. Lekët i ka ndarë me njerëzit e tij.

Naftëtar: Kam ardhur në këmbë 140 km në Tiranë, u tha se erdhën naftëtarët thuajse për një pjatë supë. Unë erdha për lekët e mia dhe jo për një pjatë supë. Qëndruam edhe në shi dhe nuk erdhi asnjë qeveritar.

Basha: Unë e kam ndjekur problemin e naftëtarëve që në fillim. Ne jemi në pellgun më të madh naftëmbajtës të Europës. Në Bashkinë ku vjen era naftë, këtu nuk ka një qindarkë për naftën që përpunoni. Statusin e naftëtarit nuk ua dha. Sepse paratë shkojnë vetëm në një drejtim. Kjo punë do të zgjasë derisa ju t’i jepni fund. Ejani në Tiranë më 16 shkurt t’i jepni fund! Rrugët politike kanë mbaruar. Tani është në dorën e popullit. Është në dorën tuaj.

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!