02.02.2019 - 11:22
Një 45 vjeçar, banues në Cërrik, është arrestuar nga policia e Elbasanit për llogari të drejtësisë italiane.
Në pranga ka rënë shtetasi Jorgo (Gazment) Selmani.
Policia thotë se ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Barit në Itali e ka dënuar 11 vjet burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.