MENU
klinika

Marrëveshja

Akademia Marubi, tarifa të përgjysmuara për studentët

27.08.2018 - 18:30

Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi kanë nënshkruar një marrëveshje që në thelb ka krijimin e hapësirave dhe mbështetjen ndaj studentëve të rinj.

Duke patur parasysh tregun e vështirë të punës dhe hapësirat e munguara për aktorët dhe regjisorët e rinj, QKK angazhohet për krijimin e më shumë dimensioneve të reja për të gjithë ata që zgjedhin filmin si rrugën e tyre në jetë.

Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, informon opinionin publik dhe të interesuarit, se duke nisur që nga ky vit akademik, tarifa e studimeve në AFMM do të përgjysmohet, bazuar në marrëveshjen e sapo lidhur me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë.

Kjo marrëveshje, e cila u nënshkrua nga Kryetari i QKK zoti Ilir Butka dhe nga Drejtori i AFMM zoti Kujtim Çashku, është një hap përpara, drejt konsolidimit të sistemit kinematografik shqiptar e përafrimit të tij me sistemet e vendeve evropiane të zhvilluara.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe