MENU
klinika

Krime të qëllimshme

Shteti ku pensionistët dëshirojnë burgun

02.02.2019 - 13:06

Duket e çuditshme, madje e pabesueshme, por në Japoni, të moshuarit mbi 65 vjeç janë duke kryer krime që të përfundojnë në burg!

Të paktën kështu thuhet në një raportim të fundit të bërë nga BBC. Statistikat tregojnë se në atë vend për dy dekadat e fundit përqindja e krimeve të kryera nga kriminelët më të vjetër se 65 vjeç është rritur në mënyrë sistematike.

Arsyeja për këtë nuk është vetëm rritja e përshpejtuar e plakjes e të gjithë popullsisë, duke përfshirë edhe nga ana e njerëzve të përfshirë në krim, por edhe standardi i ulët i pensionistëve, për të cilët, kryerja e një krimi ose shkuarja në burg, është shpesh mënyra e vetme për të mbijetuar.

Toshio Takata, 69 vjeçe, është duke u përgatitur për jetën në liri dhe i ka thënë BBC-së se e ka thyer ligjin vetëm për të siguruar një vend për të jetuar falas.

Plani ishte i qartë. Ndonëse për Takatin ishte shkelja e parë, gjyqësia japoneze e mori seriozisht dhe u dënua me burgim njëvjeçar.

Pas “shijimit të mikpritjes shtetërore” për një vit, ky njeri i lumtur arriti në përfundimin se herën tjetër ai duhej të kryente një krim më të rëndë. Pastaj vendosi të kërcënojë gratë në rrugë me thikë.