MENU
klinika

Shembja e shkëmbinjve

Situata alarmante, rrezikohet lagjia më e vjetër e Beratit

02.02.2019 - 14:17

Lagjia muzeale “Mangalem”, ose një lloj kompleksi banimesh, është ndër të parat që përfaqon në një farë mënyre dukurinë e zhvillimit të qytetit mesjetar, jashtë mureve të fortifikimit.

Karakterizohet nga arktitektuar unikale, dhe origjinale e banesave, me ndërthurjen e ndërtimeve prej druri e guri.

Por ndonëse me vlera të këtilla, pavarësisht përpjekjeve e kujdesit ndaj kësaj lagjieje, “Mangalemi” tashmë duket se po rrezikohet nga shkëmbinjtë e kodrat mbi të cilën është ndërtuar.

Kësaj radhe, për të shmangur incidentet, Bashkia ka marrë disa masa si dhe ka hartuar një projekt që i është dërguar Institutit të Monumenteve.

Lagjja muzeale “Mangalem” në qytetin e Beratit, vijon të jetë e rrezikuar nga shkëmbinjtë mbi të cilët ajo është ndërtuar.

Lagja_Mangalem_Berat-konica.al

Nuk kanë qenë të pakta rastet, kur masive shkëmborë janë shkëputur nga faqja kodrinore dhe kanë rrezikuar banesat muzeale të lagjes por edhe kalimtarë e automjete në rrugë.

Situata mbetet alarmante ndërsa Bashkia për të shmangur incidentet ka rrethuar prej disa ditësh me shirita zonën dhe ka ndaluar parkimin e automjeteve në këtë zonë.

Lidhur me situatën e krijuar në fjalë, kreu i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj thotë:

“Si Bashki po marrim masa për parkimet që janë në këtë zonë ku bien shkëmbinjtë, projekti kur të jetë i detajuar do ti kërkojmë ndërhyrje qeverisë shqiptare që me fondet e veta të krijojnë një siguri për këtë pjesë të rrugës por edhe pjesën e zonës së banuar.”

Ai shton se i është dërguar një shkresë Institutit të Gjeologjisë dhe po hartohet një plan i detajuar masash.

petrit sinaj-konica.al

“I kemi dërguar një shkresë Institutit, kanë ardhur dhe e kanë parë specialistë të fushës, po hartojnë një projekt të detajuar. Kemi qenë në kordinim dhe Ministrinë e Kulturës.”

Sinaj shprehet se situata është rënduar për shkak të kalimit në rrugë të mjeteve me tonazh të rëndë, për të cilat Bashkia ka reduktuar oraret por nuk mund të pengojë dot bllokimin e aktiviteteve të qyteteve Poliçan e Skrapar, pasi kjo është e vetmja rrugë lidhëse mes qyteteve.