02.02.2019 - 14:19
Prej ditësh, Britania është pushtuar nga i ftohti ekstrem, me dëborë dhe akull. Megjithatë kushtet ekstreme atmosferike nuk i ndalin aspak të rinjtë britanikë për të festuar.
Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje janë veshjet e zgjedhura nga vajzat, të cilat janë fotografuar me funde të shkurtër sikur të ishte verë.
Shumica do të kishte hedhur të paktën një pallto përsipër, por mes këtyre të rinjve duket sikur është shenjë dobësie.
Këto foto janë bër Neë Castle, ku temperaturat zbritën në -4 gradë. Dëbora e akulli nisi të mbulojë rrugët, por të rinjtë, djem e vajza, kanë dalë sërish me veshje verore.