MENU
klinika

Skandali me dokumentet e falsifikuara

“DH Albania”/ Shpallet në kërkim ndërkombëtar Avjol Dobi

02.02.2019 - 16:35

Përfaqësuesi i kompanisë “DH Albania” Avjol Dobi, i cili u përfshi në skandalin e madh të falsifikimit të dokumenteve, mësohet të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se emri i 26-vjeçarit është shpërndarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe tashmë kërkohet bashkëpunimi me partnerët e Europol dhe Interpol për arrestimin e tij.

Dobi përfaqëson kompaninë që fitoi dy tenderë me vlerë 30 milionë Euro, me dokumente të falsifikuara dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest me burg në mungesë, nga Gjykata e Tiranës.

I riu përfitoi 12 milionë Euro për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Burrel-Peshkopi dhe 18 milionë për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe të Tiranës.

Ndërkohë, kërkesa për caktimin e masës së arrestit me burg është bërë nga Prokuroria, e cila e akuzon Dobin për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare. Vendimi i Prokurorisë për të kërkuar këtë masë shtrënguese vjen pas refuzimit të tre fletë-thirrjeve të dërguara në adresë të Dobit dhe biznesit të tij.

26-vjeçari ende nuk është gjetur nga policia dhe në bazë të sistemit TIMS, ai rezulton të jetë akoma në Shqipëri.

Nuk përjashtohet mundësia që Dobi të jetë larguar nga vendi ynë pa u regjistruar në sistemin TIMS, ose në mënyrë ilegale.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!