Duket se seanca parlamentare në Kosovë po zhvillohet mes tensionesh e debatesh.
Në seancë po diskutohet për ligjin për dialogun, por tema ka kaluar edje tek Shërbimi Informativ i Kosovës.
I pari që hapi këtë temë ishte Dardan Molliqaj i PSD’së, i cili akuzoi Glauk Konjufcën e Vetëvendojes se për një vit ka qenë pjesë e SHIK.
Ndërkohë pas mohimit të Konjufcës, ka ardhur reagimi i deputetit të AAK’së, Daut Haradinaj i cili iu rikthye kësaj teme.
Ai tha se e ka kuptuar nga deputeti i PDK’së Hajdar Beça se gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në këtë legjislaturë ishin pjesë e SHIK’ut.
Kjo ngjalli reagimin e Beçës, por fjali e tij u ndërpre nga kryeparlamentari Veseli.
“Më duket se ka këtu nga ata që kanë qenë e nuk e dinë që kanë qenë”, tha nga vendi Beça duke qeshur.
Ndërkohë Veseli ia ktheu: “Për atë punë s’të takon ty me folë”.