Djepi i Krishtërimit, në Ballkan por edhe më gjerë, teksa flasim për gjithë botën, mundet të ishte Kosova.
Një ekip i arkeologëve turq po pretendoi se gjeti themelet e tempullit fetar në zonën e Ulpianës.
Në këtë ngjarje nuk merrte pjesë asnjë arkeolog nga Kosova.
Pjesa që i ngjanë një luleje thuhet se ishte vendi i pagëzimeve.
Sipas deklaratave u tha se shefi i ekipit të arkeologëve që e zbuloi këtë vend, turku Haluk Cetinkaya, besonte se këtu mbase ishte ndërtuar Kisha më e vjetër në botë, e lëre më në Ballkan.
“Një pjesë e Kishës u zbulua më 2013, sivjet e kemi zbuluar të tërën. Është ndër më të vjetrat ndonjëherë të zbuluara. Jam i bindur, sipas testeve shkencore, kjo faltore u kushtohet dy shenjtëreshave Flora dhe Laura që e kanë prejardhjen nga Konstandinopoja, pra Stambolli i tashëm”, tha Cetinkaya.
Por vetëm pak kohë pas qarkullimit të këtij lajmi, arkeologu turk Cetinkaya, ka reaguar sërish duke hedhur poshtë deklaratën, duke e përgënjeshtruar atë.
Çetinkaya siguroi që kjo informatë nuk ishte e vërtetë.
“Ndoshta niveli i gjuhës angleze i gazetarëve nuk ishte i duhuri ose është bërë keqkuptim”, ka thënë Çetinkaya