MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 3 Shkurt?

03.02.2019 - 08:19

3 Shkurt 1924 –Vdes presidenti amerikan Woodrow Wilson

Woodrow Wilson, presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara, vdes në Uashington në moshën

67 vjeçare. Në vitin 1912, kur guvernatori i Nju Xhersit u zgjodh president, sfida parë e mandatit të tij ishte shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, dhe përpjekjet për të arritur paqen, duke e ruajtur neutralitetin e SHBA-së.

Në vitin 1916, ai u rizgjodh president në fundin e një gare të ngushtë kundër republikanit Charles Evans Hughes. Në vitin 1917, rifillimi i luftës së nëndetëseve gjermane kundër anijeve neutrale amerikane dhe “Shënimi i Zimmerman”, që zbuloi propozimin e aleance të fshehtë nga Gjermania për Meksikën, e detyroi Ëilson t’i kërkojë Senatit dhe Kongresit hyrjen e SHBA-së në luftë.

Në fund të luftës, presidenti Wilson udhëtoi në Francë, ku drejtoi delegacionin amerikan në Konferencën e Paqes, duke kërkuar një përfundim zyrtar të konfliktit. Në Versajë, Wilson ishte i vetmi udhëheqës aleat, i cili parashikoi vështirësitë e ardhshme që mund të lindnin, nga imponimi i kushteve ndëshkuese të paqes ndaj një Gjermanie të rrenuar ekonomikisht.

Ai mbështeti gjithashtu krijimin e Lidhjes së Kombeve, si një mekanizsëm për të ruajtur paqen në botën e pasluftës. Në vjeshtën e vitit 1919, gjatë fushatës që po zhvillonte anembanë Shteteve të Bashkuara për miratimin e Traktatin e Versajës dhe ngritjen e Lidhjes së Kombeve, Wilson pësoi një goditje të rëndë celebrale, që e paralizoi në anën e majtë dhe i shkaktoi dëme të konsiderueshme të trurit.

Gjatë vitit të tij të fundit në detyrë, ka dëshmi se bashkëshortja e tij e dytë, Edith Bolling Galt Wilson, mund të ketë shërbyer de fakto si një president në emër të presidentit që dergjej pjesën më të madhe të kohës në shtrat, dhe që komunikonte me administratën kryesisht nëpërmjet saj.

3 shkurt 1933 – Adolf Hitleri, bën publike linjat kryesore të politikës së tij të jashtme, bazuar tek Lebensraum (garantimi i hapësirës jetike)

Në një takim me gjeneralët dhe admiralët e tij, pak ditë pas marrjes së detyrës së kancelarit, Hitleri foli për “pushtimin e Lebensraum në Lindje, dhe gjermanizmin e pamëshirshëm”, si objektivat e tij kryesorë të politikës së jashtme. Në mars 1933, deklarata e parë mbi qëllimet e politikës së jashtme gjermane u paraqit nga Sekretari i Shtetit, Princi Bernhard von Bülow, i cili mbështeti Anschlussin (bashkimin me Austrinë), rivendosjen e kufijve të vitit 1914, refuzimin e Kapitullit V të Traktatit të Versajës, kthimin e ish-kolonive gjermane në Afrikë, dhe një zonë gjermane të ndikimit në Evropën Lindore.

Por Hitleri i cilësoi synimet e paraqitura nga Bülow si shumë modeste. Për të zgjidhur ngërçin midis kërkesës franceze për siguri, dhe asaj gjermane për gleichberechtigung (barazinë e armatimeve) në Konferencën Botërore të Çarmatimit në Gjenevë të Zvicrës, kryeministri britanik Ramsay MacDonald paraqiti një projekt kompromisi, “Planin MacDonald”.

Hitleri e miratoi atë, duke pretenduar se asgjë e keqe nuk do të vinte prej tij, duke e bërë qeverinë e tij të duket e moderuar dhe francezët kokëfortë. Në maj 1933, Hitleri u takua me ambasadorin gjerman në Moskë, Herbert von Dirksen. Ky i fundit e këshilloi Fyhrerin, të mos lejonte përkeqësimin e marrëdhënieve me sovjetikët.

Por Hitleri informoi se dëshironte një pakt anti-sovjetik me Poloninë, çka nënkuptonte se ai kërkonte shumë më shumë se sesa thjesht përmbysjen e Traktatit të Versajës. Ai urdhëroi shtimin e rradhëve në ushtri, nga 100 mijë sipas Versajës, në 300 mijë deri në tetorin e vitit 1934.

Kreu i marinës gjermane, admirali Raeder, u urdhërua të nisë ndërtimin e anijeve të mëdha luftarake, më shumë se madhësia maksimale e lejuar nga Traktati i Versajës. Po ashtu nisi fshehurazi ndërtimi i nëndetëseve. Ndërkohë Herman Goering, u ngarkua me trajnimin e pilotëve të forcave ajrore, dhe projektimin e avionëve të rinj ushtarakë.

Në marsin e vitit 1935 Hitleri, vendosi të testonte reagimin e Britanisë dhe Francës, duke e autorizuar Goering, t’i zbulonte një zyrtari britanik ekzistencën e Luftëaffe (Forcave Ajrore Gjermane). Pavarësisht se përbënte një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj Traktatit të Versajës, pati pak reagime.

Pak ditë më vonë, Hitleri deklaroi haptazi futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, dhe krijimin e një ushtrie me 36 divizione (rreth 500 mijë trupa). Sërish një reagim i dobët nga Britania dhe Franca, dhe kjo e inkurajoi Hitlerin të niste të mbante fjalime agresive, dhe që parashikonin luftë.

3 Shkurt 1950 – Klaus Fuchs, arrestohet për dhënien Bashkimit Sovjetik të informacioneve mbi ndërtimin e bombës bërthamore

Klaus Fuchs, shkencëtar britanik me origjinë gjermane, që ndihmoi në zhvillimin e bombës atomike, arrestohet në Britaninë e Madhe për dhënien e informacioneve sekrete mbi bombën Bashkimin Sovjetik. Arrestimi i Fuchs, çoi autoritetet tek disa individë të tjerë të përfshirë në një rrjet spiunësh, duke arritur kulmin me arrestimin e bashkëshortëve Julius dhe Ethel Rosenberg, dhe ekzekutimin e tyre të mëvonshëm.

Arrestimi i Fuchs, erdhi pas një kontrolli rutinë ndaj babait të tij, i cili ishte zhvendosur në Gjermaninë Lindore komuniste më 1949-ën. Në atë kohë, autoritetet britanike morën informacione nga FBI-ja amerikane që dekodonte mesazhet sovjetike, që tregonin se Fuchs ishte një spiun rus. Fuchs e pranoi rolin e tij, dhe u dënua me 14 vjet burg. Dënimi i tij u ul më vonë, dhe ai u lirua në vitin 1959, duke e kaluar pjesën e mbetur të jetës me babain e tij në Gjermaninë Lindore.

3 Shkurt 1377 – Më shumë se 2.000 njerëz masakrohen nga Condottieri (forcat e armatosura papale) në qytetin italian të Çezenës.

3 Shkurt 1509 – Marina portugeze, mposht e vetme një flotë të përbashkët të Perandorisë Osmane, Republikës së Venecias, Sulltanit të Gujaratit , Sulltanatit Mamluk të Egjiptit, Zamorinit të Kalkutës dhe Republikës së Raguzës në Betejën e Diut në Indi.

3 Shkurt 1830 – Protokolli i Londrës i vitit 1830, vendos pavarësinë e plotë dhe konfirmon sovranitetin e Greqisë nga Perandoria Osmane, si rezultati përfundimtar i Luftës së Pavarësisë Greke.

3 Shkurt 1958 – Themelimi i Bashkimit Ekonomik të vendeve të Beneluksit (Belgjikë, Holandë, Luskemburg), hedh bazat e krijimit të Komunitet Ekonomik Evropian më vonë.

3 Shkurt 1960 – Kryeministri britanik, Harold Macmillan, flet për “një erë ndryshimi”, duke sinjalizuar se qeveria e tij ka gjasa të mbështesë procesin e dekolonializmit.

3 Shkurt 1998 – Një pilot ushtarak amerikan shkakton vdekjen e 20 personave, kur avioni i tij që fluturonte ulët, këput kabllon e një teleferiku pranë Trentos në Itali.