Është kërcënuar me jetë nga shtetasi Eduart Hila, djali i kryetarit të bashkisë Vau Dejës Zef Hila, sekretari për mediat dhe çështjet sociale i PS, Agron Ceka.
Vetë Agron Ceka ka bërë denoncimin publik duke pretenduar se ka marrë një kërcënim.
Sipas Cekës, djali i kryebashkiakut ka shkuar tek banesa e tij mesditën e djeshme dhe i ka kërkuar që të mos postojë dhe të mos bëjë komente tek faqja e Partisë Socialiste Vau Dejës në facebook kundër babait të tij që është kryetar bashkie.
Ceka pretendon se Eduart Hila i ka thënë se nëse vijon postimet “nuk do të ekzistojmë në këtë botë ose unë ose ti”.
Këtë kërcenim, sekretari i PS në Vaun e Dejës e quan një skandal të vërtetë dhe kërkon që strukturat e policisë të ndërhyjnë për të ndaluar këto kërcënime që vijnë nga njerëzit e kryebashkiakut Hila.
Ceka u shpreh se për këtë ngjarje do të bëjë kallëzim penal në policinë vendore të Shkodrës.