03.02.2019 - 12:51
Studentët e Juridikut edhe sot janë në mësim për të rikuperuar orët e humbura për shkak të protestës dhe ngujimit të një grupi studentësh në fakultetin e tyre.
Mësimi po zhvillohet normalisht në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Senati Akademik ka marrë vendim që orët e humbura të zëvendësohen gjatë fundjavës.
“Është e lodhshme pasi janë ngjeshur leksionet, por besoj se gjithçka do të shkojë mirë. Mësimi sot do të zgjasë deri në orën 15:00. Pedagogët dhe studentët janë paraqitur normalisht”. shprehet nje studente.